Arrestohen nusja dhe vjehrra në Gjakovë, u rrahën keq mes vete

  • G.G /
  • 05 November 2021 - 12:56
Arrestohen nusja dhe vjehrra në Gjakovë, u rrahën keq mes vete

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast dhune në familje, me ç’rast janë arrestuar tri gra.

Që të tria janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar tri të dyshuara femra kosovare, pasi të njëjtat dyshohet se kishin shkaktuar dhunë në familjen e tyre. Me urdhër të prokurorit, të dyshuarat janë dërguar në mbajtje”, thekson raporti 24 orësh i policisë.

Ndërkohë, në media është raportuar se bëhet fjalë për nënë e vajzë të cilat janë rrahur me nusen e shtëpisë.

(Kosova Sot Online)