Lajçak nga Selaniku kërkon t’u hiqen vizat kosovarëve

  • G.G /
  • 05 November 2021 - 12:59
Lajçak nga Selaniku kërkon t’u hiqen vizat kosovarëve

Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ka thënë se është e rëndësishme që BE të heqë vizat për qytetarët e Kosovës.

Ai ka thënë se pyetja që duhet të bëhet në këtë rast, është se “kur?” dhe jo se a duhet të bëhet një gjë e tillë.

“Për mua pyetja nuk është nëse duhet, por kur dhe si hap të parë do të rekomandojë të nisin bisedimet pa shtyrje me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe të hiqen vizat për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Lajçak.

Ai ka komentuar edhe dorëheqjen e Zoran Zaev nga pozita e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, duke thënë se i njëjti sipas tij nuk arriti ta përmbush premtimin, teksa BE siç thotë ai “humbi një nga parnterët më të mirë”.

“Kryeministri Zaev i humbi zgjedhjet për shkak se nuk ka mundur ta përmbushë premtimin e tij për fillim të bisedimeve me Bashkimin Evropian, ndërsa premtimin e tij nuk e përmbushi jo për shkak se nuk kishte kryer pjesën e tij, por për shkak se ne, Bashkimi Evropian, nuk kemi mundur ta përmbushim pjesën tonë. Si pasojë e kësaj, humbën një partner i cili ishte besnik ndaj idesë evropiane, konstruktiv dhe i përkushtuar, një nga partnerët më të mirë në rajon”, tha ai.

Këto komente, Lajçak i bëri në Samitin e Selanikut. 

(Kosova Sot Online)