Supremja refuzon ankesën e Listës Serbe kundër PZAP-së

  • E.K /
  • 05 November 2021 - 12:58
Supremja refuzon ankesën e Listës Serbe kundër PZAP-së

Gjykata Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Listës Serbe, të paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa

Në njoftimin e Gjykatës Supreme bëhet e ditur se seanca është mbajtur më 4 nëntor.

“Kolegji i Gjykatës Supreme në seancën e datës 4 nëntor 2021 ka vendosur lidhur me ankesën e subjektit politik Lista Serbe, paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), A.nr.725/2021, të datës 31.10.2021, duke e refuzuar atë si të pabazuar”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)