Nuk kalon as mocioni për shqyrtimin e dytë për Byronë

  • A.P /
  • 25 April 2026 - 15:29
Nuk kalon as mocioni për shqyrtimin e dytë për Byronë

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës nuk janë miratuar as dy pikat e fundit të rendit të ditës.

Me 62 vota për, 48 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi nuk miratoi shmangien e trajtimit të projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, me shmangie nga afatet e përcaktuara në Rregulloren e Kuvendit.

Po ashtu, me 60 vota për, 47 kundër dhe një abstenim, Kuvendi nuk miratoi propozimin që shqyrtimi i projektligjit për energjinë të bëhet me shmangie nga afatet procedurale.

Opozita ka kritikuar Qeverinë për mënyrën se si po i dërgon në Kuvend projektligjet me procedura të përshpejtuara.

(Kosova Sot Online)