Prokuroria autorizon policinë për hetime pas ndotjes nga oxhaqet e KEK-ut

  • A.P /
  • 25 April 2026 - 16:45
Prokuroria autorizon policinë për hetime pas ndotjes nga oxhaqet e KEK-ut

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti i Përgjithshëm ka njoftuar se sot ka pranuar informacione dhe një video-incizim, mbi bazën e  të cilave ekzistojnë dyshime për ndotje të ajrit përmes tymit që po shkaktohet nga oxhaku në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), në Komunën  e Obiliqit.

Në lidhje me këtë rast, Prokuroria njofton se një prokuror  i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmarrë  të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të verifikimit dhe sigurimit të provave relevante.

“Rasti është duke u trajtuar në drejtim të veprës penale ‘’Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’’, sipas nenit 338 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, mbetet e përkushtuar në mbrotjen e mjedisit dhe garanton se do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për zbardhjen e plotë të kësaj çështje”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)