Një alpinist ka humbur jetën pas rënies nga një mal

  • A.P /
  • 25 April 2026 - 17:05
Një alpinist ka humbur jetën pas rënies nga një mal

Një alpinist 30-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë në kantonin e Fribourg. Ngjarja ndodhi gjatë zbritjes nga maja e Dent de Lys.

Sipas njoftimit të policisë kantonale, aksidenti ndodhi të enjten rreth orës 16:00. Dy alpinistë po lëviznin nga zona e Les Paccots, përmes majës Dent de Lys, në drejtim të Sciernes d’Albeuves.

Gjatë zbritjes nga maja, njëri prej tyre u aksidentua dhe ra rreth 200 metra në humnerë.

Shërbimi ajror i shpëtimit Rega ndërhyri në vendngjarje, por 30-vjeçari nga kantoni Vaud mundi vetëm të nxirrej pa shenja jete.

Prokuroria ka hapur një hetim për të sqaruar rrethanat e aksidentit, ndërsa shkaqet e rënies mbeten ende të paqarta. Viktima ishte në shoqërinë e një 28-vjeçari nga kantoni Fribourg në momentin e ngjarjes.

(Kosova Sot Online)