Një mërgimtar humb jetën në një aksident

  • A.P /
  • 25 April 2026 - 16:05
Një mërgimtar humb jetën në një aksident

Një shtetas nga Kosova ka humbur jetën në një aksident trafiku në Zvicër. Viktima është identifikuar me inicialet F.H., i cili ishte me origjinë nga Gjilani dhe jetonte prej vitesh në Zvicër.

Lajmi është konfirmuar nga autoritetet e sigurisë dhe institucionet shëndetësore zvicerane, si dhe nga familjarët e të ndjerit.

Sipas të dhënave të para, F.H. ka humbur jetën si pasojë e aksidentit rrugor, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes nuk janë bërë ende publike.

Autoritetet në Zvicër kanë nisur hetimet për të sqaruar shkaqet e aksidentit.

(Kosova Sot Online)