Mustafa pas ofertës së re të Kurtit: Le t’i propozojnë tre kandidatë LVV e PDK

  • A.P /
  • 25 April 2026 - 15:05
Mustafa pas ofertës së re të Kurtit: Le t’i propozojnë tre kandidatë LVV e PDK

Deputeti  i LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar pas ofertës së re të LVV-së që LDK e PDK të propozojnë tre emra për president.

Mustafa ka thënë se iu bën thirrje PDK-së e LVV-së që të propozojnë tre emra dhe që së bashku me votat që i kanë të zgjidhnin presidentin me lehtësi.

“Unë i ftoj LVV-në dhe PDK-në që së bashku të propozojnë 3 emra për President, kandidatë jashtë skenës aktuale politike.

Së bashku do ta zgjidhnin Presidentin me lehtësi me 88 vota (LVV 66 + PDK 22).

Për shkak të afateve kushtetuese, i pres deri nesër në mesnatë”, ka shkruar Mustafa.

(Kosova Sot Online)