MSh’ja tregon trendin e infektimeve me vaksinë dhe pa vaksinë

  • E.K /
  • 05 November 2021 - 14:57
MSh’ja tregon trendin e infektimeve me vaksinë dhe pa vaksinë

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen në mënyrë që të mbrohen nga variant Delta.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, MSH’ja ka thënë se me vaksinimin kundër COVID-19, dukshëm më pak njerëz janë infektuar sesa ata që nuk janë të vaksinuar.

“Varianti delta është veçanërisht ngjitës – për njerëzit e pavaksinuar mirëpo edhe për ata të vaksinuarit.   POR: Me vaksinimin kundër Covid-19, dukshëm më pak njerëz janë të infektuar sesa atë që nuk janë vaksinuar. Mbroje veten dhe familjen, Lajmërohu në Qendrën më të afërt të vaksinimit dhe VAKSINOHU!”, thuhet në postim.

(Kosova Sot Online)