Haziri: Kërkojmë zbardhjen e vdekjes së Astrit Deharit dhe të Agon Musliut

  • A.P /
  • 05 November 2021 - 15:36
Haziri: Kërkojmë zbardhjen e vdekjes së Astrit Deharit dhe të Agon Musliut

Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, i është bashkuar thirrjes së Qeverisë së Kosovës për zbardhjen e vdekjes së Astrit Deharit.

Haziri ka kërkuar që përveç thirrjes për zbardhjen e vdekjes së Astrit Deharit, të zbardhet edhe rasti i vdekjes së Agon Musliut.

“Kryeministri i Republikës, Qeveria dhe Kosova po e kërkojnë zbardhjen e vdekjes së Astrit Deharit. Ne i bashkangjitemi thirrjes dhe përveç zbardhjes së rastit për Astritin, kërkojmë që të zbardhet edhe rasti i vdekjes së Agon Musliut. Drejtësi edhe për Agonin, i cili në objektin qeveritar, i ndaluar për karantinë, e humbi jetën, duke na tronditur të gjithëve!”, ka shkruar Haziri në rrjetin social ‘Facebook’.

Kujtojmë se Astrit Dehari është gjetur i vdekur në qelinë e tij në burgun e Prizrenit me datën 5 nëntor të vitit 2016, ndërsa Agon Musliu u vetëvra në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, gjatë kohës sa ishte i karantinuar.

(Kosova Sot Online)