Parandalohet kontrabanda e mjeteve të punës në Han të Elezit

  • S.A /
  • 06 November 2021 - 09:29
Parandalohet kontrabanda e mjeteve të punës në Han të Elezit

Në pikë kalimin kufitar në Han të Elezit, oficerët doganor kanë parandaluar futjen e mjeteve të punës të ndryshme gjatë tentimit të kontrabandës.

Dogana e Kosovës përmes një komunikate për media ka treguar se në pikëkalimin kufitar të Hanit të Elezit në orët e pasdites ka arritur një automjet i cili pas pyetjes nga ana oficerëve doganor ka deklaruar që nuk mbar asgjë, derisa e njëjta është selektuar për kontroll.Gjatë kontrolles në vendin e gomës rezervë është hasur në mall të padeklaruar i cili është fshehur me qëllim të kontrabandimit.

“Vida të llojeve dhe madhësive të ndryshme, teha, rrafshuese me bateri”, janë mallrat që janë gjetur në automjet, teksa të gjitha mallrat e gjetura janë konfiskuar si dhe është iniciuar procedura kundërvajtëse.

(Kosova Sot Online )