Fushë Kosovë: Zhduket një i mitur

  • E.K /
  • 06 November 2021 - 10:51
Fushë Kosovë: Zhduket një i mitur

Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një të mituri në Fushë Kosovë.

Sipas policisë, për rastin ka njoftuar babai i tij.

Për herë të fundit ai është parë më 4 nëntor dhe më nuk dihet vendndodhja e tij.

“Rr. Nëna Terezë , Fushë Kosovë 04.11.2021-17:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se që nga data e lartë cekur është larguar nga shtëpia djali i tij viktima mashkull kosovar i moshës së mitur dhe nuk dihet vendndodhja e tij”, thuhet në njoftimin e policisë. 

(Kosova Sot Online)