Erdogan luan basketboll me të rinjtë, por të gjitha pikët i realizon “pa lëvizur” nga pozita e njëjtë

  • E.K /
  • 06 November 2021 - 15:16
Erdogan luan basketboll me të rinjtë, por të gjitha pikët i realizon “pa lëvizur” nga pozita e njëjtë

Mediat turke kanë publikuar një video ku shihet Presidenti Recep Tayyip Erdogan, duke luajtur basketboll me të rinj.

Kjo ka ndodhur gjatë një ceromonie të inaugurimit të një parku në Turqi.

Presidenti turk hoqi xhaketën dhe u përpoq të shënojë pikë, raportojnë mediat turke.

Ai gjithashtu ka luajtur më parë basketboll me ministra dhe iu bashkua presidenti aktual i Federatës Turke të Basketbollit dhe ish-ylli i NBA-së, Hidayet Turkoglu.

Erdogan vuri në dukje rëndësinë e të luajturit sport sepse është e mirë për shëndetin dhe rekomandoi aktivitete sportive të paktën tre herë në javë.

(Kosova Sot Online)