Arrestohet dhe pezullohet drejtori i shkollës që ngacmoi dy nxënëset

  • E.K /
  • 06 November 2021 - 17:54
Arrestohet dhe pezullohet drejtori i shkollës që ngacmoi dy nxënëset

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e e rëndë në Pogradec ku dy të mituara janë ngacmuar seksualisht.

Burime bëjnë të ditur se shtetasi A.Haxhillari është drejtor në shkollën 9 vjeçare të fshatit Stropckë.

Sipas burimeve ngacmimi ndaj minoreneve ka filluar 2 javë më parë ndërsa ka qënë policia e Pogradecit ajo që në bazë të informacioneve ka mundur të zbardhë dëshminë e dy të miturave  në prani të psikologeve  të cilat kanë pranuar se drejtori u ka bërë shenja gjatë mësimit.

Po ashtu, ai u ka dërguar sms ngacmuese në orët e natës. Mësohet se drejtori është pezulluar nga puna.

(Kosova Sot Online)