446 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

  • A.P /
  • 07 November 2021 - 09:15
446 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në total janë 446 raste aktive me COVID-19 në Kosovë.

Ministria ka njoftuar se numri i përgjithshëm i të shëruarve është mbi 157 mijë, ndërsa që nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,978 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë mbi tre mijë e 200 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.581.266 doza të vaksinës.

Deri më sot mbi 739 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

(Kosova Sot Online)