Bie numri i pacientëve me COVID në spitale, kjo është gjendja e tyre

  • A.P /
  • 07 November 2021 - 11:57
Bie numri i pacientëve me COVID në spitale, kjo është gjendja e tyre

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 17 pacientë të konfirmuar me COVID-19 janë duke marrë trajtim në spitalet rajonale dhe klinikat COVID në QKUK.

Sipas SHSKUK’së, 34 pacientë që po marrin trajtim kanë kaluar virusin.

1 pacientë është në mjekim intensiv dhe 15 me oksigjeno-terapi.

Njoftimi i SHSKUK’së:

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Univerisitar të Kosovës, në trajtim mjekësor janë 51  pacientë nga Covid-19.17  pacientë janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, kurse 34 janë pacientë që po marrin trajtim mjekësor post-Covid.  15 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe 1 në mjekim intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 3  pacientë

Klinika e Pulmologjisë,31 pacientë, post-covid

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive,  1 pacient

Spitali i Prizrenit, 2 pacientë

Spitali i Gjakovës, 7 pacientë

Spitali i Pejës, 4 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 1  pacient

Spitali i Ferizajt, 2  pacientë

(Kosova Sot Online)