Ana Brnabiq: Ata që nuk i bashkohen “Ballkanit të Hapur”, do të pendohen

  • E.K /
  • 08 November 2021 - 09:16
Ana Brnabiq: Ata që nuk i bashkohen “Ballkanit të Hapur”, do të pendohen

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq ka hedhur poshtë pretendimet se nisma e “Ballkanit të Hapur” apo njohur ndryshe si “Open Ballkan” është në krizë teksa tha se të gjithë ata që marrin pjesë në atë nismë do të kenë përfitime të konsiderueshme në vitin e ardhshëm dhe se ata që nuk i bashkohen do të pendohen.

“Sigurisht se nuk është në krizë. Një iniciativë e tillë nuk mund të jetë në krizë. Nëse mbeten vetëm Serbia dhe Shqipëria, ose vetëm Serbia dhe Maqedonia e Veriut, ajo ende është një iniciativë fituese”, tha ajo.

Tutje ajo tha se beson që me Malin e Zi tash e tutje do të ketë një dialog ndryshe, derisa vlerësoi vizitën e kryeministrit malazez, Zdravko Krivokapiq në Beograd.

Duhet përkujtuar që Kosova nuk ka pranuar të jetë pjesë e “Ballkanit të Hapur”, derisa është theksuar se kjo iniciativë rrjet nga Novi Pazar-i dhe se institucionet e Kosovës nuk do ti bashkohen.

Gjatë javës që shkoi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama vizitoi Serbinë me 3 dhe 4 nëntor teksa zhvilloi takime me liderët e shtetit serb.

Përpos kësaj Rama darkoi edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq si dhe kryeministren serbe, Ana Brnabiq.

Me këtë rast ai deklaroi se nuk vazhdon ta kuptojë se pse Kosova kundërshton të bëhet pjesë e këtij samiti.

(Kosova Sot Online)