Lajmi i fundit: Të gjitha fletëvotimet për Kuvend Komunal në Podujevë do të rinumërohen

  • E.K /
  • 08 November 2021 - 09:53
Lajmi i fundit: Të gjitha fletëvotimet për Kuvend Komunal në Podujevë do të rinumërohen

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka marrë vendim për rinumërimin e të gjitha fletëvotimeve për kandidatët për Kuvend Komunal në Podujevë, raporton Express

Kështu ka bërë të ditur kandidati për asamble në komunën e Podujevës, Xhevdet Maloku nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili edhe ka bërë ankesën.

Ai ka publikuar edhe dokumentin e PZAP-së, në të cilin thuhet se është pranuar e bazuar ankesa e Xhevdet Malokut nga Lëvizja Vetëvendosje, të cilit i janë bashkangjitur edhe 119 kandidatë nga LVV, LDK, PDK, AAK, NISMA, PP, kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për shpalljen e rezultateve përfundimtare për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

“Urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të rinumërojë të gjitha fletëvotimet për kandidatët për Kuvend Komunal në Podujevë, nga të gjitha subjektet politike”, thuhet ndër të tjera në vendimin e PZAP-së.

(Kosova Sot Online)