I mituri në arrati, policia jep detaje për therjen me thikë në Prishtinë

  • E.K /
  • 08 November 2021 - 10:13
I mituri në arrati, policia jep detaje për therjen me thikë në Prishtinë

Një person është gjetur i lënduar, pasi është therur me thikë nga një tjetër.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

I dyshuar është një i mitur, i cili ndodhet në arrati.

Policia ka bërë të ditur se viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare për tretman të mëtejmë mjekësor, derisa sipas mjekëve, është në gjendje stabile.

Rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”.

“Rr. Bill Klinton, Prishtinë, 07.11.2021 – 22:50. Është raportuar se viktima mashkull kosovar  ishte gjetur i lënduar pasi ishte goditë dhe therë me thikë,nga një person i mitur i panjohur i cili gjendet në arrati. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, viktima me ndihmë të shpejtë është dërguar në QKUK dhe shtrirë në spital për tretman të mëtejme mjekësor, me gjendje stabile sipas mjekëve. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet”, ka bërë të ditur policia.

(Kosova Sot Online)