Kina stërvitet duke qëlluar me predha anijen model amerikane

  • G.G /
  • 08 November 2021 - 14:07
Kina stërvitet duke qëlluar me predha anijen model amerikane

Ushtria kineze ka ndërtuar një model të një aeroplanmbajtëseje amerikane dhe të disa anijeve të tjera amerikane, për t’i përdorur si shënjestra në stërvitje në shkretëtirën e provincës Xinjiang.

Modelet janë fotografuar me satelit nga kompania Maxar. Stërvitja me këto objektiva tregon përpjekjet e Kinës për të ndërtuar kapacitete ushtarake për të përballuar mjetet luftarake amerikane.

Zbulimi bëhet në një moment kur tensionet mes dy shteteve janë të larta, dhe përplasja ushtarake në Detin e Kinës Jugore nuk është përjashtuar si mundësi, për shkak të statusit të ishullit të Tajvanit, raporton A2news.

Pamjet satelitore tregojnë se Kina ka krijuar modelin e një aeroplanmbajtëseje dhe dy destrojerëve në një poligon qitjeje në shkretëtirën Taklamakan. Sipas Institutit Amerikan Detar, kompleksi është ndërtuar për testimin e predhave balistike.

(Kosova Sot Online)