Prag dimri, afganët pritet të përballen me ‘ferrin në tokë’

  • A.P /
  • 08 November 2021 - 16:50
Prag dimri, afganët pritet të përballen me ‘ferrin në tokë’

Afganistani është një vend që ka filluar të ndjejë frikën e vërtetë të urisë. Moti po ftohet, ndërsa disa zona raportojnë thatësirë, e cila shton ndjenjën e katastrofës në rritje.

Nëse moti është aq i keq sa ekspertët parashikojnë këtë dimër, pritshmëria është që një numër i madh do të kërcënohet nga uria akute dhe uria e përhapur.

BBC raporton se drejtori i ekzekutiv i Programit Botëror i Ushqimit, David Beasley bëri një analizë alarmante të situatës.

“Është aq keq sa mund ta imagjinoni. Në fakt, ne tani po shikojmë krizën më të keqe humanitare në Tokë. 95% e njerëzve nuk kanë ushqim të mjaftueshëm dhe tani po shohim 23 milionë njerëz që marshojnë drejt urisë.Gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë katastrofikë. Do të jetë ferr në Tokë”, u shpreh ai

Para se talibanët të merrnin pushtetin në Afganistan në gusht, kishte besim se qeveria e Presidentit Ashraf Ghani do të ishte në gjendje të përballonte kërcënimin e një dimri të keq, duke pasur parasysh ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare. Kjo ndihmë u zhduk kur qeveria e Ghani u rrëzua.

(Kosova Sot Online)