Vritet një person dhe plagoset një tjetër në Gjilan

  • A.P /
  • 08 November 2021 - 22:19
Vritet një person dhe plagoset një tjetër në Gjilan

Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur sonte në Gjilan.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Shaban Azizi.

“Para gjysmë ore një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur në lagjen Arbëria në Gjilan”, ka thënë Azizi.

Sipas tij viktimat janë të gjinisë mashkullore dhe i takojnë moshës së re.

Ende nuk dihet nëse ka persona të arrestuar.

(Kosova Sot Online)