Pezullohen punimet e NPB-së pas vendimit të Ministrisë së Mjedisit për rrënimin në Lakrishtë

  • G.G /
  • 09 November 2021 - 11:22
Pezullohen punimet e NPB-së pas vendimit të Ministrisë së Mjedisit për rrënimin në Lakrishtë

Drejtoria e Urbanizmit e Komunës së Prishtinës e ka shfuqizuar vendimin që ia kishte lëshuar më herët Ndërmarrjes Publike Banesore për rrënimin e objekteve të vjetra në Lakrishtë.

Vendimi është marr, më 15 tetor 2021 me urdhër të Drejtorisë së Inspeksionit pas skandalit mjedisor të shkatërrimit pa kontroll, me eksavator të materialit kancerogjen të azbestit që ka rrezikuar shëndetin e banorëve.

Në dokumentin e siguruar përmes kërkesës për qasje në dokumente publike, Drejtoria e Urbanizmit ndonëse fillimisht e kishte miratuar lejen, fajëson NPB-në për mos deklarim të azbestit në dokumentacionin aplikues për leje.

Kjo drejtori thekson se pas analizës së sërishme të Elaboratit të rrënimit të dorëzuar në këtë drejtori nga NPB-ja, në këtë elaborat  nuk është cekur askund se ndërtesat e vjetra janë tē mbuluara me azbest të cilat duhet të kenë trajtim të veçantë sipas legjislacionit në fuqi dhe Udhëzimit Administrativ  01/2020 për Menaxhimin e Mbeturinave  me Përmbajtje Azbesti.

 

Vendimi i Komunës së Prishtinës ka pasuar vendimin e Inspektoratit të Ministrisë së Mjedisit të marr më dt. 07.10.2021 për pezullim të punimeve.

P.S.

Gjatë ditëve në vijim,  fakte të reja sesi u bë që leja për rrënim përkundër se iu kishte lëshuar NPB-së nga Komuna e Prishtinës, rrënimin e kishte bërë investuesi bashkë me një nënkontraktor që kishin ofertuar si konkurrentë për projektin 120 milionësh. (Analizë e shkruar nga gazetari i mediumit publik të Kosovës, Arsim Halili)

(Kosova Sot Online)