Vjen një kërcënim i ri drejt Albin Kurtit (Dokument)

  • G.G /
  • 09 November 2021 - 14:02
Vjen një kërcënim i ri drejt Albin Kurtit (Dokument)

Në vend të rritjes së pagave, në Kosovë po ndodh një rritje alarmante çmimesh të produkteve bazike e diktuar edhe nga trendet globale. Së fundi, Periskopit i ka ardhur një reagim nga sindalistët në Mitrovicë e Vushtrri që si duket janë bërë bashkë për të reaguar për rastin.

Në këtë reagim, thuhet se niveli i pakave është “në nivel të pensioneve, asistencës sociale dhe e barazvlefshme me nivelin e pagës minimale në Kosovë.”

Sindikalistët mitrovicas dhe vushtrrias thonë se nuk janë të kënaqur me statusin e tyre në Ligjin e Pagave ku janë klasifikuar si “kategoria më e ulët në raport me çdo kategori tjetër”.

“Për atë arsye, ne bëjmë thirrje Qeverisë që me problemin e shërbyesve civilë në nivel të komunave të merret me kujdes të veçantë, në të kundërt do të jemi të shtyrë të shfrytëzojmë të gjitha mjetet e organizimit sindikal siç janë grevat, protestat deri te bllokimi i plotë i institucioneve në nivel komunal” – shkruajnë sindikalistët.

Periskopi së fundi ka zbuluar një dokument që tregon se Qeveria Kurti do t’i nënçmojë edhe më shumë shërbyesit civilë duke i politizuar, dhe duke ia kufizuar mandatin e shërbimit civil.

Nuk dihet se si do të reagonin këta sindikalistë po ta merrnin vesh edhe këtë lajm të zi për fatin e tyre.

(Kosova Sot Online)