Makina përplas dy të mitura, transportohen në spital

  • E.K /
  • 09 November 2021 - 14:55
Makina përplas dy të mitura, transportohen në spital

Një aksident është regjistruar këtë të martë në aksin Korçë-Pogradec, pranë fshatit Pocestë.

2 të mitura janë përplasur nga një makinë teksa kanë qenë duke lëvizur me biçikletë .

Blutë bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në orën 13:08, dhe se 2 të miturat ndodhen në spital.

“Shtetasi G. Zh., duke drejtuar një mjet tip “Volksëagen”, ka përplasur dy të mitura, që po lëviznin me biçikletë në rrugë, të cilat u dërguan për mjekim në Spitalin e Korçës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve”, thotë policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)