EMA do të miratojë përdorimin e dy antitrupave monoklonalë për trajtimin e Covid

  • A.P /
  • 09 November 2021 - 15:58
EMA do të miratojë përdorimin e dy antitrupave monoklonalë për trajtimin e Covid

Rregullatorët evropianë po përgatiten të miratojnë përdorimin e dy antitrupave monoklonalë për të luftuar koronavirusin në ditët në vijim, i thanë Reuters dy burime evropiane.

Ky zhvillim vjen ndërkohë Bashkimi Europian po përballet me një rigjallërim të ri pandemik, ku rastet dhe shtrimet në spital janë rritur në shumë vende, pavarësisht nivelit të lartë të vaksinimit në shumë prej tyre.

Më konkretisht, Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) pritet të miratojë brenda një jave trajtimin e zhvilluar nga kompania amerikane e bioteknologjisë Regeneron dhe zvicerane Roche, sipas agjencisë ndërkombëtare të lajmeve.

Kokteji i antitrupave njihet në SHBA si REGEN-COV, ndërsa gjendet diku tjetër me emrin e markës Ronapreve.

Gjithashtu këtë javë do të miratohet për përdorim brenda BE-së dhe antitrupi monoklonal Regkirona, i zhvilluar nga kompania bioteknologjike e Koresë së Jugut Celltrion, shtuan të njëjtat burime, duke kërkuar të mos përmendet emri sepse informacioni është konfidencial.

(Kosova Sot Online)