Izetbegoviq: Ngjashmëria mes Kosovës dhe Bosnjës është dhuna e njëjtë e përdorur nga Millosheviqi

  • E.K /
  • 10 November 2021 - 09:22
Izetbegoviq: Ngjashmëria mes Kosovës dhe Bosnjës është dhuna e njëjtë e përdorur nga Millosheviqi

Anëtari i Bordit të Parlamentit në Bosnje dhe Hercegovinë, Bakir Izetbegoviq, e ka parë në vetëm një drejtim paralelen mes Kosovës dhe shtetit të cilinai e përfaqëson – dhunën e përdorur nga Slobodan Millosheviqi.

“Është pothuajse e njëjta dhunë që kreu Millosheviqi në Kosovë dhe Bosnje dhe Hercegovinë”, deklaroi ai për mediat serbe.

Në anën tjetër, i njëjti përkrahi idenë e ‘Open Balkans’, duke thënë se ai personalisht nuk ka asgjë kundër kësaj iniciative. Sarajeva zyrtare ka refuzuar të bëhet pjesë e saj.Ai gjithashtu pohon se serbët në Bosnje nuk janë trajtuar njësoj si shqiptarët në Kosovë. Sipas tij, Serbia është sjellë ndaj tyre “si Stalini ndaj çeçenëve”.

(Kosova Sot Online)