Mungon Mimoza Kusari-Lila, dështon të mbahet seanca në rastin e njohur si “Afera e hidrocentraleve”

  • E.K /
  • 10 November 2021 - 10:32
Mungon Mimoza Kusari-Lila, dështon të mbahet seanca në rastin e njohur si “Afera e hidrocentraleve”

Mungesa e deputetes Mimoza Kusari -Lila ka bërë që të dështojë seanca e paraparë të mbahet të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për rastin e njohur si “Afera e Hidrocentraleve”.

Bashkë me të po akuzohen edhe tre ish-ministrat tjerë të Qeverisë Thaçi 2, Besim Beqaj, Dardan Gashi dhe Nenad Rashiq. Të akuzuar në këtë rast janë edhe Fllanza Hoxha e Arben Gjuka.

Lidhur me mungesën e deputetes Kusari-Lila, kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Valon Kurtaj tha se e njëjta ka kërkuar shtyrjen e seancës përmes një parashtrese, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Më 9 nëntor 2021 kemi pranu një kërkesë, qe ka kërku shtyrjen e seancës për rrethana personale”, njoftoi gjykatësi Kurtaj.

Seancat e radhës u caktuan për 8 dhe 17 dhjetor 2021.

(Kosova Sot Online)