Gruaja nga Zveçani e mashtron motrën, e bën ta nënshkruajë një dokument

  • E.K /
  • 10 November 2021 - 10:25
Gruaja nga Zveçani e mashtron motrën, e bën ta nënshkruajë një dokument

Një grua nga Zveçani ka raportuar në polici se motra e saj e ka mashtruar dhe e ka bërë ta nënshkruajë një dokument për pronën e tyre të përbashkët.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Vuk Karagjiq” në Zveçan, më 6 shtator të këtij viti.

Ankuesja ka raportuar në polici se motra e ka mashtruar duke e bërë ta nënshkruajë dokumentin për truallin e përbashkët, të cilin e kishte shitur për përfitime të veta.

Rasti është iniciuar si “Mashtrim”.

“MASHTRIM – Rr. Vuk Karagjiq, Zveçan, 06.09.2021 – 12:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se motra e saj, tani e dyshuara femër kosovare, duke e mashtruar e ka ftuar ta nënshkruaj një dokument për pronën e tyre të përbashkët (truall), e cila e kishte shitur për ndërtim për përfitime të veta. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, ka bërë të ditur policia.

(Kosova Sot Online)