Qeveria merr vendim për shtesat për stafin shëndetësor

  • E.K /
  • 10 November 2021 - 11:44
Qeveria merr vendim për shtesat për stafin shëndetësor

Qeveria e Kosovës ka miratuar pagesën për shtesën neto prej 10% të pagës, por jo më pak se 60 euro për punonjësit shëndetësorë të sektorit publik. Pagesa për shtesën vlen për muajt nëntor dhe dhjetor 2021.

Përveç kësaj, Qeveria ka vendosur t’i ndajë 2.5 milionë euro shtesë për blerjen e barnave esenciale në kuadër të SHSKUK-së. Ky vendim vjen pas kërkesës së SHSKUK-së dhe raportimeve për mungesë të madhe të ilaçeve të shtrenjta për kurimin e kancerit.

Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se Qeveria ka ndarë disa herë mjete shtesë për shëndetësi. Ai shprehu shqetësimin për mungesën e vazhdueshme të barnave.

Murati tha se Qeveria në total ka ndarë rreth 30 milionë euro.

(Kosova Sot Online)