Në Kuvendin e Spanjës bëhet thirrje për njohjen e pavarësisë së Kosovës

  • G.G /
  • 10 November 2021 - 13:41
Në Kuvendin e Spanjës bëhet thirrje për njohjen e pavarësisë së Kosovës

Deputeti i Dhomës së Ulët në Kongresin e Deputetëve në Spanjë, Aitor Esteban, i ka bërë thirrje kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez që ta njohë  pavarësinë e Kosovës.

“Njihni Kosovën një herë e përgjithmonë, nëse jeni përballur me të edhe futboll”, i tha Esteban, kryeministrit spanjoll gjatë seancës plenare të Kongresit.

Ai tha se Spanja s’duhet të frikësohet as nga territoret e ndara të saj  dhe se “ajo që duhet të ndodhë, do të ndodhë”, duke iu referuar kërkesave të vazhdueshme për pavarësi të Katalonjës dhe Baskisë, raportojnë mediet spanjolle.

Njohjen e Kosovës nga shteti spanjoll e ka kërkuar edhe deputetja tjetër spanjolle, Mertxe Aizpurua. Ajo ka thënë se është koha që Spanja ta njohë sovranitetin dhe legjitimitetin e plotë të Kosovës.

“Është koha për ta njohur sovranitetin dhe legjitimitetin e Kosovës si shtet i plotë. Sepse është shtet i dalë nga dëshira e popullit. Nuk duhet t’ia kthejmë shpinën demokracisë apo vendimit të publikut, as për Ballkan, as për këtë shtet”, ka thënë Aizpurua.

(Kosova Sot Online)