Deputeti spanjoll në Kuvend i bën thirrje kryeministrit që ta njohë Kosovën

  • E.K /
  • 10 November 2021 - 14:20
Deputeti spanjoll në Kuvend i bën thirrje kryeministrit që ta njohë Kosovën

Deputeti i Dhomës së Ulët në Kongresin e Deputetëve në Spanjë, Aitor Esteban, i ka bërë thirrje kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez që ta njohë Kosovën.

Në mbledhjen e së mërkurës në kuvendin spanjoll, ai ka thënë se Spanja s’duhet të frikësohet as nga territoreve të ndara të saj “ajo që duhet të ndodhë, do të ndodhë”, duke iu referuar kërkesave të vazhdueshme për pavarësi të Katalonjës dhe Baskisë, raportojnë mediet spanjolle.

“Sa i përket Kosovës, duhet ta njihni meqë veçse ka pasur ndeshje futbolli tashmë”, ka thënë ai në Kuvend.

Po ashtu Esteban ka akuzuar Serbinë se nuk e ka mbajtur fjalën për ndjekjen e krimeve të luftës.

Kosova e Spanja në futboll janë përballur në kualifikimet për Botërorin “Katari 2022”, në ballafaqim që është përcjellë me shumë polemika pasi që Spanja, duke refuzuar ta njohë Kosovën.

Kjo e fundit ka refuzuar ta quajë Kosovën shtet, duke iu referuar si “territor”.

Aitor Estoban është deputet i Partisë Nacionaliste Baske. Thirrjet e këtij deputeti janë të përsëritura për njohjen e Kosovës. Madje, ky i ka quajtur ligjvënësit spanjoll si “kokëfortë” për veprimin e mosnjohjes.

(Kosova Sot Online)