Arrijnë nga Suedia në Kosovë fletëvotimet për zgjedhjet e së dielës

  • E.K /
  • 10 November 2021 - 14:46
Arrijnë nga Suedia në Kosovë fletëvotimet për zgjedhjet e së dielës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar fletëvotimet të cilat janë shtypur në Slloveni, për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, që do të mbahen më 14 nëntor.

Këtë  e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Numri i fletëvotimeve që janë shtypur është 1,136,150 fletëvotime. Pra, janë shtypur 124,421 apo 9.87% më pak fletëvotime sesa numri i përgjithshëm i votuesve në 21 komunat ku do të mbahet raundi i dytë. Numri i qytetarëve me të drejtë vote në këto komuna është 1,260,571 votues”, ka deklaruar Elezi.

Elezi ka bërë të ditur se këto fletëvotime kanë ardhur nga Sllovenia.

Mund t’ua konfirmoj se nga Sllovenia janë sjellë në Kosovë fletëvotimet për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave, që do të mbahen më 14 nëntor.

(Kosova Sot Online)