Komshiq ndërpreu intervistën, Vuçiq i del në krah gazetarit që mohoi gjenocidin

  • E.K /
  • 10 November 2021 - 14:58
Komshiq ndërpreu intervistën, Vuçiq i del në krah gazetarit që mohoi gjenocidin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e quajti “tmerr” faktin që kryetari i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Zheljko Komshiq e braktisi intervistën me agjencinë shtetërore serbe të lajmeve, Tanjug, pasi gazetari që po e intervistonte mohoi se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid.

Ai tha se gazetarët në Serbi nuk duhet të akuzohet për shkak se ata mendojnë ndryshe.

“Ajo që ndodhi me Marko Ivas është tmerr. Imagjinoni ta bëni një kallëzim penal kundër një gazetari vetëm sepse ai tha diçka me të cilën nuk pajtoheni”, tha Vuçiq.

Gjatë intervistës, gazetari tha se nuk pajtohet se në Srebrenicë ka pasur gjenocid dhe se pozicioni i tij nuk ishte i rëndësishëm.

Komshiq e pyeti gazetarin se pse nuk pajtohet.

“Që një krim i tmerrshëm ka ndodhur?”, tha gazetari i Tanjugut.

“Është gjenocid. Ky është gjykimi i Tribunalit ndërkombëtar. Gjenocidi nuk është një krim i tmerrshëm. Krimet e tmerrshme janë tjera”, tha Komshiq.

“Ky është pozicioni yt”, shtoi gazetari.

“Nuk është pozicion i imi. Është çfarë verdikti i gjykatës ka thënë”, tha Komshiq.

“Me çfarë pajtoheni ju?”, pyeti gazetari.

Komshiq iu përgjigj: “Dhe ju nuk pajtoheni?”

“Nuk pajtohem me këtë”, tha gazetari.

Pas kësaj, Komshiq u çua nga karrigeja.

(Kosova Sot Online)