E dhimbshme: Vdes 30-vjeçarja nga Istogu që vuante nga leukemia

  • E.K /
  • 10 November 2021 - 15:32
E dhimbshme: Vdes 30-vjeçarja nga Istogu që vuante nga leukemia

Ka vdekur në moshën 30-vjeçare nëna e dy fëmijëve Kaltrina Dakaj-Haxhijaj.

Gruaja nga Istogu humbi betejën më leukeminë, në një nga spitalet e Turqisë.

Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshorti i saj me anë të një postimi në Facebook.

“Te Allahut jemi dhe tek ai do te kthehemi. Familjar , shok e dashamirë ju njoftoji se bashkshortja ime Kaltrina Dakaj Haxhijaj ka ndrru jetë. Per daten dhe oren e varrimit do tju lajmrojmë”, ka shkruar bashkëshorti i saj Visari.

30-vjeçarja ishte shëruar njëherë nga sëmundja, por më vonë ishte diagnostifikuar sërish me leukemi.

(Kosova Sot Online)