Lexoni edhe:
Lajmi i fundit: Dërgohen mostrat në Gjermani, 12 persona rezultojnë me një variant të ri të Covid-19
Eurodeputetja dhe raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon ka deklaruar se Kosova është dashur të jetë në Samitin për Demokraci. Ajo e ka quajtur gabim të administratës Biden faktin që nuk e ka ftuar Kosovën.
Von Cramon është pajtuar në Twitter me analistin politik, Agon Maliqi, i cili vlerësoi se Kosova e meriton të jetë një nga pjesëmarrëset në këtë samit.
“Jam dakord që Kosova e meriton të jetë në Samitin për Demokraci, por nuk e kuptoj se cilat arsye sigurie e pengojnë pjesëmarrjen e Kosovës. Ky është padyshim një gabim i administratës Biden që shpresojmë se mund të korrigjohet”, shkroi Viola von Cramon.
Kosova, Serbia, Hungaria dhe Bosnjë e Hercegovina nuk u ftuan në Samitin për Demokraci, të organizuar nga presidenti amerikan Joe Biden, e që pritet të mbahet më 9 dhe 10 dhjetor.
I agree that Kosovo deserves to be at the Democracy Summit but don't understand what security grounds hinder Kosovo's participation.
— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) November 10, 2021
This is clearly a mistake by the Biden administration that hopefully still can be fixed. https://t.co/mpmz8NBf4P
(Kosova Sot Online)