Shqiptari kapet me 476 kilogramë kokainë

  • A.P /
  • 10 November 2021 - 17:10
Shqiptari kapet me 476 kilogramë kokainë

Një 38 vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane.

Ai është kapur duke transportuar drogë të llojit “kokainë”.

Sasia e kokainës që e mbante brenda kamionit shqiptari, ishte 476 kilogramë dhe kap vlerën e 45 milionë eurove. I njëjti kishte vozitur kamionin në mënyrë zig-zage duke ngjallur dyshime tek policia.

Siç raportojnë mediat italiane ndalimi i tij është bërë nga patrullat e Policisë Rrugore të Arezzo-s dhe të Komandës Provinciale të Guardia di Finanza të Arezzo-s.

Mjeti u ndalua nga patrullat e Policisë Rrugore jo shumë larg kryqëzimit të autostradës Arezzo dhe u shoqërua në zyrat e Nënseksionit ku drejtuesi dhe pronari u identifikuan nga CE, 38 vjeç shqiptar ishte, banues në provincën e Firenzes.

(Kosova Sot Online)