Abdixhiku: Luta i ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë e premtimet që ua ka dhënë qytetarëve

  • A.P /
  • 10 November 2021 - 18:32
Abdixhiku: Luta i ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë e premtimet që ua ka dhënë qytetarëve

Kryetari i Lidhjes Demokratik të Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë tubimit të sotëm në Gjilan, tha se fitorja e Lutfi Hazirit, nuk është fitore individuale e tij dhe se ai i ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë e premtimet që ua ka dhënë qytetarëve.

“Fitorja e Lutfi Hazirit nuk është fitore individuale e tij. Është fitore për një koncept, është fitore për një ide, është fitore për të djathtën, për shtetësinë, për stabilitetin, për zhvillimin, për Lidhjen Demokratike të Kosovës. Mbështetja për Lutën është mbështetje për LDK-në, për mua e për secilin bashkëpunëtor tonin gjithandej në Kosovë”, tha Abdixhiku para të pranishmëve.

Abdixhiku, më tej, ka theksuar se Luta i ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë e premtimet që ua ka dhënë qytetarëve.

“Luta s’është vetëm. Ai ka një ekip fantastik rreth vetes, prandaj, sot, është këtu ballëhapur para jush e qytetarëve, ballëhapur para LDK-së”, nënvizoi Abdixhiku.

(Kosova Sot Online)