A do të takohesh me Grenellin?- Kështu përgjigjet Kurti

  • A.P /
  • 10 November 2021 - 20:20
A do të takohesh me Grenellin?- Kështu përgjigjet Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka folur për raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për mosftesën ne Samitin e organizuar nga presidenti amerikan, Joe Biden.

Kurti tha se nuk është fundi i botës nëse nuk marrin pjesë në një Samit apo konferencë.

Natyrisht që është mirë të marim pjesë por nuk është fundi i botës kur nuk jemi në një samit ose konferencë meqense lidhja jonë është shumë e fuqishme”, tha Kurti.

I pyetur se a e ka në agjendën e tij një takim me Grenellin, Kurti u përgjigj shkurt me “Jo”.

Ndryshe Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ka qëndruar sot në Kosovë.

Grenell dje bëri të ditur se po qëndronte në Shqipëri, duke publikuar disa fotografi nga Tirana, të cilin tha se amerikanët duhet ta vizitojnë.

(Kosova Sot Online)