Dënohet me burgim të përjetshëm vrasësi i së mbijetuarës së holokaustit

  • G.G /
  • 11 November 2021 - 09:04
Dënohet me burgim të përjetshëm vrasësi i së mbijetuarës së holokaustit

Një burrë që vrau një grua të moshuar hebreje në banesën e saj në Paris është dënuar me burgim të përjetshëm.

Yacine Mihoub, 32 vjeç, u dënua për therjen e 85-vjeçares Mireille Knoll 11 herë dhe djegien e trupit të saj gjatë një plaçkitjeje të dështuar në mars të vitit 2018. Vrasja e saj kishte nxitur shumë reagime në Francë rreth anti-semitizmit, shkruan BBC.

Knoll, e cila për pak i kishte shpëtuar dërgimit të një grupi të hebrenjve parisienë në kampet naziste të vdekjes gjatë Luftës së Dytë Botërore, vuante nga sëmundja e Parkinsonit.

Një bashkëpunëtor në krim, Alex Carrimbacus, 25 vjeç, u dënua me 15 vite burgim për plaçkitje, i motivuar nga anti-semitizmi.

Carrimbacus pretendoi se e ka dëgjuar Mihoub-in duke bërtitur “Allahu Akbar” përderisa e therte të moshuarën. Të dy të akuzuarit e fajësuan njëri-tjetrin për vrasjen.

Vrasja e zonjës Knoll e kishte tmerruar komunitetin hebre në Francë dhe kishte nxitur zemërim për anti-semitizmin në këtë shtet.

Vdekja e të moshuarës ndodhi vetëm një vit pasi Sarah Halimi, një grua hebreje 65-vjeçare, u shty për vdekje nga banesa e saj në Paris nga një burrë që bërtiste “Allahu Akbar”.

(Kosova Sot Online)