Policia e konfirmon se ka nisur hetimet për projektin e dyshimtë 120 milionësh të NPB-së në Lakrishtë

  • G.G /
  • 11 November 2021 - 10:03
Policia e konfirmon se ka nisur hetimet për projektin e dyshimtë 120 milionësh të NPB-së në Lakrishtë

Gazetari kosovar, Arsim Halili i cili po ndjekë hap pas hapi rrjedhjen e ngjarjes ka thënë përmes një postimi në Facebook se Policia e Kosovës konfirmoi se i ka nisur hetimet për projektin e dyshimtë afaristo-banesor të Ndërmarrja Publike Banesore SH.A. Prishtinë në Lakrishtë, ku ndodhi skandali mjedisor i shkatërrimit të materialit kancerogjen të azbestit duke rrezikuar shëndetin e banorëve.

Halili tutje pohon se Njësia e Hetimeve e Policisë, gjatë kësaj jave, ka zhvilluar intervista me dëshmitarë lidhur me këtë projekt 120 milionësh ndaj të cilit rëndojnë akuza publike, pretendime të bazuara për shkelje ligjore e procedurale dhe dyshime për manipulime gjatë procesit të vendimarrjes që nga faza fillestare tenderuese dhe e përgatitjes së dokumentacionit e deri te lëshimi i lejeve.

Postimi i plotë:

(Kosova Sot Online)