Dialogu Kosovë-Serbi, javën e ardhshme takohen kryenegociatorët

  • G.G /
  • 11 November 2021 - 10:20
Dialogu Kosovë-Serbi, javën e ardhshme takohen kryenegociatorët

Në Bruksel javën e ardhshme do të mbahet takimi i radhës në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi.

Sipas raportimeve, takimi në nivel të kryenegociatorëve do të jetë më 16 nëntor.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ditë më parë kishte deklaruar se në nivel të kryenegociatorëve do të ketë takim nga mesi i muajit nëntor, duke shtuar se nuk dihet data e saktë se kur do të jetë takimi i radhës mes tij dhe Vuçiç në ndërmjetësimin e emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Ndërkohë Serbia po këmbëngul se që Asociacioni të jetë temë e diskutimeve.

(Kosova Sot Online)