Prishtinasi ngacmon s*ksualisht dy gra përmes telefonit
Policia në Prishtinë ka arrestuar një person i cili ka ngacmuar seksualisht dy gra, përmes telefonit, dhe një tjetre ia ka keqpërdorur emrin duke marrë mbushje telefoni në emër të saj.
Rasti ka ndodhur në rrugët “Rexhep Krasniqi”, “Ndue Përlleshi” dhe “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë.
Policia ka bërë të ditur se rasti është iniciuar si “Ngacmim seksual & nashtrim”.
“Rr. Rexhep Krasniqi, Ndue Përlleshi, Dëshmorët e Kombit, Prishtinë (NN) 2021. Me 10.11.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar , nën dyshimin se i njëjti përmes telefonit i ka ngacmuar seksualisht dy viktima femra kosovare ndërsa viktimës tjetër femër kosovare, duke e shfrytëzuar emrin e saj përmes telefonit ka marr transaksione-mbushje telefonike në vlera të ndryshme nga të afërmit e saj, si provë materiale i është sekuestruar telefoni. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
(Kosova Sot Online)