MSH: Vaksinimi mobil do të vazhdoj pa ndërprerje

  • G.G /
  • 11 November 2021 - 11:06
MSH: Vaksinimi mobil do të vazhdoj pa ndërprerje

U. d. ministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku ka vizituar ekipet mobile të vaksinimit në Qendrën e Vaksinimit kundër Covid-19 në Fushë Kosovë, ku kryesisht po vaksinohen qytetarë të komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian.

Nga Ministria e Shëndetësisë është thënë se vaksinimi mobil do të vazhdoj pa ndërpreje me një orar të kombinuar nga punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe do të vizitohen zonat me frekuentim të lartë dhe zonat rurale, për të lehtësuar kuptimisht qasjen e qytetarëve në vaksinimin kundër Covid-19, në të gjithë Republikën e Kosovës.

Sipas MSH’së, bashkë me ministren Gexha ishin edhe Nona Zicherman – Shefe e zyrës së UNICEF-it dhe Zeinah Salahi – Shefe e USAID në Kosovë.

“Ky angazhim po realizohet përmes bashkëpunimit në mes të QKMF-së, OJQ-së Balkan Sunflowers Kosova, USAID dhe UNICEF. Ministrja Gexha falenderoi ekipet e vaksinimit për angazhimin e çmuar dhe vetëmohimin në këtë proces të rëndësishëm për shëndetin publik, dhe në të njëjtën kohë kërkoi mbështetjen nga secili qytetar, të bisedojmë me të afërmit tanë që të vaksinohen sa më shpejt, tash kur kemi majftueshëm vaksina dhe ndodhemi në një situatë të qetë epidemiologjike. Kështu mbrojmë kujdesin shëndetësor nga mbingarkesa, ekonominë nga mbyllja dhe mirëqenien tonë sociale nga kufizime”, thuhet nga MSH.

(Kosova Sot Online)