328 tiketa për mosrespektim të masave anti COVID

  • G.G /
  • 11 November 2021 - 11:07
328 tiketa për mosrespektim të masave anti COVID

Policia e Kosovës ka bërë të ditur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shqiptuar 328 tiketa për mosrespektim të ligjit anti COVID.

Sipas njoftimit të policisë janë shqiptuar edhe 1,702 tiketa trafiku.

Janë shkaktuar 35 aksidente trafiku me dëme materiale e 19 me të lënduar dhe janë arrestuar 28 persona, ndërsa në mbajtje janë dërguar 21 persona.

(Kosova Sot Online)