Shpërthen zjarri në një shkollë në Prishtinë

  • G.G /
  • 11 November 2021 - 11:56
Shpërthen zjarri në një shkollë në Prishtinë

Një pjesë e kulmit të shkollës “Hilmi Rakovica” që ndodhet në Kodrën e Trimave në Prishtinë është kapluar nga flakët.

Lajmin e ka konfirmuar për Express edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai tha se zjarri është lokalizuar dhe nuk raportohet për ndonjë të lënduar.

“Informata është pranuar rreth orës 10:00, për një zjarr në rrugën “Aziz Zhilivoda” në Prishtinë, respektivisht në shkollën Hilmi Rakovica. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para bëhet e ditur se oxhaku i ngrohjes së shkollës dyshohet të jetë përfshirë nga zjarri dhe për pasojë është dëmtuar edhe një pjesë e kulmit të shkollës. Zjarri është lokalizuar nga ana e zjarrfikësve, ndërkohë që nuk raportohet për të lënduar”, tha Borovci.

(Kosova Sot Online)