Rekordi i rasteve në Gjermani, deklarohet Olaf Scholz

  • G.G /
  • 11 November 2021 - 12:19
Rekordi i rasteve në Gjermani, deklarohet Olaf Scholz

Politikani që pritet të jetë kancelar i ri i Gjermanisë, njëkohësisht fituesi i zgjedhjeve parlamentare, Olaf Scholz, është deklaruar pas rekordit të rasteve me Covid-19 në këtë shtet.

Ai tha se qendrat e vaksinimit duhet të rihapen në mbarë vendin dhe më shumë qytetarë të inkurajohen për t’u vaksinuar kundër koronavirusit, duke e marrë parasysh rritjen e numrit të rastit.

“Virusi është ende në mesin tonë dhe po e kërcënon shëndetin e qytetarëve”, tha ministri i Financave dhe kandidati kryesor për kancelar nga radhët e Partisë Socialdemokrate, që doli e para në zgjedhjet e shtatorit.

Agjencia “Reuters” raporton se ligjvënësit gjermanë janë duke diskutuar për një ligj të ri, i cili do të ofronte një pako masash për luftimin e valës së katërt të koronavirusit në vend.

Ndryshe, Gjermania të enjten raportoi shifër rekorde prej 50.196 rastesh me Covid-19, mbi 10.000 raste më shumë se rekordi i një dite më parë.

Tri partitë gjermane që po zhvillojnë bisedime për formimin e qeverisë së re janë pajtuar që të mos e zgjasin afatin e gjendjes emergjente kombëtare, pavarësisht valës së re të infeksioneve.

(Kosova Sot Online)