Mbretëresha Elizabeth zbulon pasionin e saj të fshehtë

  • G.G /
  • 11 November 2021 - 13:09
Mbretëresha Elizabeth zbulon pasionin e saj të fshehtë

Falë tabloidëve britanikë, ne dimë gjithçka për mbretëreshën Elizabeth. Dimë se cilat janë pjatat e saj të preferuara, siç i quhet ajo nga nipërit e mbesat e saj, madje edhe që ka McDonalds-in e saj. Por ka një gjë që ne ende nuk e dinim për Madhërinë e Saj.

Së fundi është zbuluar se mbretëresha Elizabeth ka një pasion të fshehtë dhe nuk bëhet fjalë as koleksionimin e veprave të çmuara të artit dhe as blerja e pjesëve të rralla dhe unike të stilistëve apo verërat e cilësisë së mirë.

Në një moment të rrallë kur u hap për jetën e saj private, mbretëresha tha se ëndrra e saj ishte të merrej me gjimnastikë. Dhe këtë pasion të fshehtë ia zbuloi kampionit olimpik anglez Tom Daley, i cili tha:

“Madhëria e saj e krahasoi gjatësinë e saj me atë të atletëve të tjerë në dhomë. Dhe duke qenë se unë dhe sportistët e tjerë jemi mjaft të vegjël, mbretëresha bëri shaka me ne duke thënë: ‘Ndoshta duhet të provoj gjimnastikën. Do të doja shumë’. Ajo ishte plotësisht e emocionuar që ishte e përfshirë në këtë sport”.

Monarkja e kishte zbuluar më herët pasionin e saj për gjimnastikën në vitin 2017, kur ia tregoi kampionit olimpik të MBE, Max Whitlock.

(Kosova Sot Online)