Futën në qarkullim paratë falso në Malishevë, kërkohet paraburgim ndaj tre të dyshuarve

  • G.G /
  • 11 November 2021 - 14:59
Futën në qarkullim paratë falso në Malishevë, kërkohet paraburgim ndaj tre të dyshuarve

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj tre të pandehurve, L.Q., H.L., dhe H. Sh., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i parasë”, nga neni 296 paragrafi 2, lidhur me nenin 31,  të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se me 20 tetor 2021, në Malishevë, në një këmbimore, tre të pandehurit L.Q., H.L., dhe H. Sh., duke qenë në dijeni se paratë janë të falsifikuara, të njëjtat i vënë në qarkullim në shumën totale prej 1900 dollarë.

I dëmtuari R.B, kishte dyshuar në falsifikimin e parave, duke lajmëruar rastin në polici.

Raporti i ekspertimit, i datës 05 nëntor 2021, ka rezultuar që paratë të jenë falsifikim i plotë, dhe pas veprimeve operative nga ana e policisë, është arritur të bëhet identifikimi i të dyshuarve”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Të pandehurit,  me urdhër të prokurorit gjenden në ndalim nga data 10 nëntor 2021.

(Kosova Sot Online)