Arrestohen dy persona të kërkuar nga Gjykata

  • A.P /
  • 11 November 2021 - 15:08
Arrestohen dy persona të kërkuar nga Gjykata

Gjatë ditës së sotme, njësitet policore në Mitrovicë dhe Vushtrri, kanë arrestuar dy persona për të cilët ishin aktive dy urdhëresa të lëshura  nga Gjykatat kompetente.

“Realizimi i urdhëresës së parë përkatësisht arrestimi i: E. C.,18 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë, ndaj të cilit  Gjykata kompetente kishte lëshuar urdhëresë për arrestim  për veprën penale “Dhunim”, pas procedurave i arrestuari është dërguar  në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej 1 (një) viti .

Ndërsa realizimi i  urdhëresës së dytë  përkatësisht arrestimi i: M. H.,30 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës ,është bërë në fshatin Vernicë të Vushtrrisë,  ndaj të cilit  Gjykata kompetente kishte lëshuar urdhëresë për arrestim  për veprën penale “Falsifikim i parasë ”, pas procedurave i arrestuari është dërguar  në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej 1 (një) viti”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)